play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Rekomandimet për Integrimin në BE, Rama: Do punojmë njësoj si skuadër kombëtare, disa ‘lojtarë’ do ua hedhin shokëve…

today26/06/2024

Background
share close

Kryeministri, njëherësh kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë të mërkurë në Grupin Parlamentar të PS-së për të diskutuar mbi procesin e Integrimit Europian dhe për Komisionin e Posaçëm për Mirëqeverisjen-Sundimi e Ligjit- Antikorrupsionin.

Për rekomandimet e BE-së për Integrimin në Union, Rama tha në mbledhjen e grupit parlamentar se duhet të punojnë si një skuadër kombëtare, dhe pse sipas tij, ka ‘lojtarë’ që do marrin raport apo ‘do ua hedhin’ shokëve.

Rama: Ka 1001 arsye për të qenë të pakënaqur, ne të parët me shumëçka që nuk bëhet si duhet apo çka duhet më mirë, ka shumë arsye për këdo që jeton në këtë vend për tu ndjere i pakënaqur. Mund të gjenden arsye për të vazhduar lojë luftërash me idenë që opozita duhet të bëjë këtë, por në fund të ditës, nuk ka asnjë diskutim të mundshëm për të ndarë një gjë të thjeshtë, për sa kohë ne do të kemi kapacitetin të jemi të pakënaqur dhe të vetëpermirësohemi, nuk jemi e vetmja mundësi, por edhe e vetmja garanci. Përpos të tjerave, është provës që kërkon eksperiencë, nuk mjafton dëshira, disa, por duhet edhe eksperienca. Nëse do të bëja një krahasim më skuadrën tonë në Europian, nëse nuk do ishte hera e parë për shumicën dërrmuese të lojtarëve që luajnë në atë lartësi, rezultati mund të kishte qenë ndryshe.

Ne jemi një skuadër që ta jemi mësuar të luajmë në atë lartësi dhe kemi kuptuar çfarë duhet për të funksionuar në atë lartësi. Rekomandimet për Integrimin Europian ndahen në pjesë për tregun ekonomik agjendën e gjelbër e kështu me radhë. Le të shikojmë pak sesa e rëndësishme është nisma jonë dhe sa e domosdoshme është ajo që kemi bërë duke ngritur komisionin e posaçëm parlamentar. Duke parë institucionet që kanë pjesën e tyre të peshës në zbatimin e adresimeve që duhen zbatuar. Fillojnë nga Kuvendi, Kryeministria, departamenti e administratës publike dhe shkojnë më të tutje te shkolla e Magjistraturës të inspektoriati i punës, vazhdon më tej.

Sa herë që trajtohet çështja e komisionit ngrihen antenat e atyre që nuk dinë se çfarë flasin. Shikoni sa vend zë drejtësia në të gjithë këtë bllok. 59% të punës sot që flasim. Shikoni reformën në drejtësi sa rekomandime nga BE jo nga PS për reformën në drejtësi, të cilat nëse këtu lexohen si llogaridhënia, efikasiteti, më tutje përkthehen në masa. Do ketë lojtarë që do ua hedhin shokëve, do kenë disa që do paraqesin raport, sepse institucion i pavarur, kush u kërkon llogari. Ka vetëm një institucion ku mund të kërkohet llogari për këdo kurdoherë, Kuvendi i RSH.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *