play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art & Kulturë

Publikohet traileri i filmit Scoop

today19/03/2024

Background
share close

Netflix ka publikuar trailerin e filmit të ardhshëm të titulluar “Scoop”, i cili tregon historinë e intervistës televizive të BBC në 2019 me Princin Andrew. Këtë intervistë princi britanik synonte ta përdorte për të pastruar imazhin e tij pas artikujve negativë të mediave drejtuar tij, por kjo intervistë u pa si një dështim.

Në këtë projekt kinematografik luajnë Gillian Anderson, Rufus Sewell, Billie Piper dhe Keeley Hawes dhe bazohet në një kujtim të shkruar nga redaktori i “Newsnight” Sam McAlister.

Andrew, djali i mbretëreshës Elizabeth dhe vëllai i mbretit Charles, u detyrua të tërhiqej nga detyrat publike në vitin 2019 për shkak të lidhjeve të tij me Jeffrey Epstein  milionerin që vrau veten në 2019 ndërsa priste gjyqin mbi akuzat për trafikim seksual.

Marrëdhënia e Andrew me Epstein bëri që mediat t’i kundërviheshin dhe prandaj princi vendoste të bënte një intervistë televizive në nëntor 2019, e cila shpresonte se do ta zgjidhte çështjen.

Përkundrazi, kjo çoi në përbuzje dhe pyetje të mëtejshme, dhe ndërsa polemikat rriteshin. Pallati Mbretëror u distancua gjithnjë e më shumë nga princi, duke refuzuar të komentojë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%