play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Publikohet lista, Kombëtarja U-19 për vajza gati për kualifikueset e Euro 2024

today20/10/2023

Background
share close

Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza do të nisë të dielën grumbullimin në kuadër të ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2024 për këtë grupmoshë. Shqipëria është shortuar në grupin B1, së bashku me Zvicrën, Qipron dhe Letoninë dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në formën e një mini-turneu në Zvicër në datat 25-31 tetor.

Trajneri i ekipit kombëtar U-19 për vajza, Kreshnik Krepi ka grumbulluar 20 futbolliste për këto sfida të rëndësishme, ku Shqipëria do të tentojë të ngjitet në Ligën A e të synojë kualifikimin për në Kampionatin Europian 2024. Baza e lojtareve që kanë marrë ftesë nga tekniku kuqezi janë pjesë e kampionatit shqiptar, ndërsa tre prej tyre aktivizohen në kampionatet jashtë vendit, me ekipe si Austria Ëien në Austri, Leverkusen në Gjermani apo edhe Charlton Athletic në Angli.

Vajzat kuqezi nisin seancat përgatitore nga e diela në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, ndërsa të martën skuadra do të udhëtojë drejt Zvicrës. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të mërkurën e 25 tetorit ndaj Lituanisë, ndërsa tre ditë më vonë do të përballet me Qipron. Takimi i fundit i ekipit të drejtuar nga Kreshnik Krepi do të jetë kundër vendasve të Zvicrës më 31 tetor.

Në rast se ekipi arrin të renditet në vendin e parë në grup, atëherë do të ngjitet direkt në Ligën A, duke tentuar kështu në raundin e dytë kualifikimin në Kampionatin Europian. Një shans tjetër u jepet edhe tre vendeve të dyta më të mira, të cilat mund të promovohen në Ligën A.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *