Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, zgjodhi 80-vjetorin e gazetës së njohur gjermane Die Zeit për t’u bërë thirrje udhëheqësve të BE-së që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit, për të shmangur ndikimin në shtetet kandidate nga Rusia, Kina apo Turqia.
“Ne duhet të arrijmë që ta unifikojmë plotësisht kontinentin europian në mënyrë që të mos ndikohet nga Rusia, Turqia apo Kina. Ne duhet që të mendojmë më gjerë dhe në mënyrë gjeopolitike për këtë”.
“Ndryshimi i qeverisë në Hungari paraqet një mundësi të rrallë për të rimenduar se si merren vendimet në nivelin e BE-së. Neve na duhet që ta ndryshojmë parimin që të gjitha shtetet anëtare të BE-së të bien gjithmonë njëzëri dakord për një vendim që ai të miratohet. Jo vetëm në Këshillin Europian, por edhe në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, ne duhet që të kalojmë në votimin me shumicë të cilësuar me dy të tretat”.
Leyen bëri thirrje për pavarësi më të madhe europiane.
“Mbi të gjitha, tanimë duhet një Bashkim Europian më i pavarur. Nëse shikoni modelin e biznesit të BE-së, konkurrueshmëria jonë deri më tani ka qenë e bazuar në energjinë e lirë nga Rusia, punën e lirë nga Kina dhe mbrojtjen nga Amerika. Kjo ka mbaruar. Tashmë duhet që të ripozicionohemi plotësisht, të garantojmë vetë sigurinë e kontinentit tonë”.
Presidentja e Komisionit Europian tha se deri në vitin 2050, Evropa duhet të eliminojë gazrat serë dhe të shtojë burimet e energjisë së pastër, përfshirë erën, energjinë diellore, biomasën, hidroenergjinë dhe reaktorët modularë bërthamorë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)