play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Presidenti dekreton shkarkimin e Elva Margaritit dhe emërimin e Blendi Gonxhes në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit

today12/01/2024

Background
share close

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi ministrat e rinj.

Elva Margariti shkarkohet nga detyra e Ministres së Kulturës.

Ndërsa Ervin Mete shkarkohet nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe emërohet në në detyrën e Ministrit të Financave.

Po ashtu, Presidenti dekretoi edhe Blendi Gonxhen në strukturën e re qeverisëse që u krijua pak ditë më parë, Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kryeministri Edi Rama këtë fillim viti njoftoi ndryshimin në kabinetin qeverisës duke larguar ministren e Kulturës Elva Margariti e zëvendësuar atë me Blendi Gonxhen, një prej ish-bashkëpunëtorëve të afërt kur drejtonte bashkinë Tiranë.
Këtë ndryshim kryeministri e komentoi si nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, duke krijuar një ministri të re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *