play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Prapaskenat e marrëveshjes për emigrantët, The Telegraph: Shqipëria refuzoi Britaninë, por pranoi Italinë, ja si u finalizua akordi

today19/12/2023

Background
share close

Britania u “parakalua” nga Italia në përpjekjet e saj për të negociuar një marrëveshje për strehimin e emigrantëve të kapur në det me Shqipërinë, sipas burimeve qeveritare, ka zbuluar britanikja The Telegraph.

Në fillim të këtij viti, ministrat britanikë ringjallën idenë e një marrëveshjeje me Shqipërinë, sipas së cilës ajo do të pranonte emigrantët e Kanalit të La Manshit nga Britania e Madhe që kërkesat e tyre për azil të shqyrtoheshin në shtetin ballkanik. Megjithatë sipas këtyre burimeve ideja nuk u realizua kur Foreign Office dhe ambasada britanike në Tiranë i këshilluan qeveritarët se kjo ide ishte një “vijë e kuqe” për shqiptarët.

Sidoqoftë, qeveria u “trondit” kur Roma zbuloi marrëveshjen e saj për Shqipërinë për të pranuar dhe përpunuar azilkërkuesit që zbarkojnë në brigjet e Mesdheut të Italisë. “Foreign Office u befasua kur ndodhi, megjithëse Italia ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Shqipërinë për arsye historike”, tha një burim.

Një burim tjetër tha se ideja e një marrëveshjeje të përpunimit të emigrantëve me Shqipërinë ishte biseduar, por nuk kishte përparuar.

Britania zhvilloi bisedime me Shqipërinë në vitin 2021 për çështjen e emigrantëve, por ato u rrëzuan pasi raportet për propozimin u shfaqën në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasadori shqiptar Qirjako Qirko tha se qeveria “nuk do të pranonte kurrë hapjen e qendrave të tilla të përpunimit për emigrantët e paligjshëm”.

Duke folur në takimet trepalëshe me Melonin dhe Rishi Sunak në fundjavë, Edi Rama, kryeministri shqiptar, tha se disa vende të tjera evropiane kishin kërkuar një marrëveshje të ngjashme që do t’u lejonte atyre të dërgonin emigrantë për përpunim në Shqipëri, shkruan The Telegraph.

“Por ne thamë jo,” tha ai. Italia ishte një rast i veçantë për shkak të lidhjeve të ngushta historike dhe kulturore midis dy vendeve, tha Rama. “Është gjithmonë një nder të ndihmosh kur Italia na kërkon të japim një dorë dhe është një privilegj të konsiderohesh mik i veçantë i Italisë,” theksoi ai.

Qeveria britanike ka marrë në konsideratë dhe ka refuzuar territoret e Mbretërisë së Bashkuar si Ishujt Falkland dhe Ishulli Ascension, por kuptohet se ka zhvilluar bisedime me vende të tjera afrikane për mundësinë e marrëveshjeve të stilit të Ruandës.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *