play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Përfundon misionin “Bordi i Transparencës”, Ibrahimaj: Çmimet e karburanteve janë stabilizuar

today19/06/2026

Background

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi se qeveria ka vendosur të ndërpresë funksionimin e Bordit të Transparencës për karburantet, një mekanizëm që kishte qenë aktiv prej disa muajsh për monitorimin dhe kontrollin e çmimeve në treg.

Duke folur pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj tha se vendimi është marrë në kushtet kur çmimet e karburanteve kanë shënuar rënie të vazhdueshme gjatë javëve të fundit dhe situata në treg është stabilizuar.

Sipas saj, vendimi lidhet edhe me zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare.

“Ne sot vendosëm që të ndërpresim funksionimin e Bordit të Transparencës, i cili prej disa muajsh ka qenë në funksion. Kanë qenë disa muaj me luhatje të rëndësishme të çmimeve të karburanteve, ndërsa prej më shumë se dy javësh çmimet kanë ardhur në rënie. Në kontekstin gjeopolitik, është arritur një marrëveshje dhe ngushtica e Hormuzit do të zhbllokohet. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm t’i japim fund funksionimit të Bordit të Transparencës për karburantet”, tha ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Bordi i Transparencës u krijua për të monitoruar dhe reflektuar luhatjet e tregjeve ndërkombëtare në çmimet e karburanteve në vend, në një periudhë të karakterizuar nga rritje të forta dhe paqëndrueshmëri në tregjet globale të energjisë.

Më tej, në përgjigje të interesit të mediave, Ibrahimaj u ndal te projekti i shumëdebatuar, siç është ai në Zvërnec. Ajo u shpreh se arsyeja se pse investitorët kanë shprehur interes të investojnë, është pikërisht natyra dhe mbrojtja e saj është në interes të Shqipërisë.

“Për projektin e Zvërnecit dua të bëj të qartë diçka. Arsyeja pse investitorët vijnë në Zvërnec është natyra. Arsyeja pse disa investitorë kanë vendosur të bëjnë investime në këto përmasa, me emrat e hoteleve që kemi përmendur, është pikërisht sepse zona ka këtë natyrë. Dhe është pa diskutim në interesin tonë që ta mbrojmë natyrën”, tha ajo.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *