Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/10/2023
Në konferencën për shtyp në prag të miqësores ndaj Bullgarisë, trajneri Sylvinho u është përgjigjur gazetarëve të pranishëm.
Një nga pyetjet më picante ka qenë në lidhje me Armando Brojë. Broja nuk ishte i disponueshëm në ndeshjen me Çekinë, pasi ndjente dhimbje në gjurin e tij të operuar, por në media menjëherë filluan të spekulonin se kishte një “përplasje” mes trajnerit brazilian dhe sulmuesit të talentuar.
Në lidhje me këtë pyetje, Sylvinho ka dhënë versionin e tij dhe të vërtetën.
Është përfolur në media për një përplasje tuajën me Armando Brojën. A keni një koment mbi çfarë ka ndodhur?
Nuk ka ndodhur asgjë. Ai vjen nga një dëmtim rreth 10-mujor, një kohë shumë e gjatë. Ka luajtur pak kohët e fundit me Chelsea-n dhe në ndeshjen e fundit atje ka luajtur vetëm pjesën e parë. Kishte një problem dhe erdhi këtu. Pasi provuam, në bashkëpunim me mjekët e Chelsea-t, vendosëm që ai nuk është në gjendje për të luajtur, ndaj u kthye atje për t’u ndjekur nga stafi i klubit anglez. Duhet shumë kujdes pas një dëmtimi si ky, ndaj është më mirë që ta ndjekin mjekët e Chelsea-t. Kjo është 100% e saktë mbi atë që ka ndodhur”, është shprehur trajneri brazilian i Shqipërisë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)