play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Pekini sqaron ndalimin e eksporteve drejt Tokios: Preken vetëm kompanitë ushtarake

today08/01/2026

Background
share close

Pas marrëdhënieve të tensionuara mes Pekinit dhe Tokios për shkak të komenteve mbi Tajvanin, reagoi këtë të enjte, 8 janar, Ministria e Tregtisë së Kinës në një deklaratë për media, ku theksoi se ndalimi i eksporteve të artikujve me përdorim të dyfishtë drejt Japonisë do të prekë vetëm kompanitë ushtarake.

Kjo deklaratë zbehu frikën se Pekini mund të kufizojë dërgesat e elementeve të rralla tokësore, jetike për industrinë automobilistike japoneze, pas komenteve të Tokios për Tajvanin, shkruan Reuters.

“Përdoruesit civilë nuk do të preken. Kina ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë së zinxhirëve globalë të prodhimit dhe furnizimit”, u tha gazetarëve He Yadong, zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë.

Ai nuk sqaroi nëse elementet e rralla tokësore përfshihen në kufizime, ndërsa Kina ka një listë prej rreth 1 mijë e 100 artikujsh me përdorim të dyfishtë që kërkojnë licencë eksporti. Kjo listë përmban të paktën shtatë kategori të elementeve të rralla tokësore të mesme dhe të rënda.

Kujtojmë që marrëdhëniet midis Pekinit dhe Tokios janë përkeqësuar që kur kryeministrja japoneze Sanae Takaichi tha në nëntor se një sulm kinez ndaj Tajvanit, që do të kërcënonte mbijetesën e Japonisë, mund të shkaktonte një përgjigje ushtarake, deklaratë që Pekini e cilësoi si “provokuese”.

Kina tha se ndalimi synon të pengojë përdorimet ushtarake dhe forcimin e kapaciteteve ushtarake të Japonisë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *