play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Pas Vlorës e Durrësit, urdhër evakuimi edhe për Fierin

today08/01/2026

Background
share close

Një tjetër urdhër evakuimi është marrë këtë të enjte, nga Ministria e Mbrojtjes, pas situatës së krijuar nga përmbytjet në vend.

Pas disa fshatrave në Vlorë dhe në Durrës, autoritetet kanë dhënë një urdhër të menjëhershëm evakuimi për banorët në Bashkinë e Fierit dhe në njësinë administrative, të Ferrasit.

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë këtë të enjte një tjetër urdhër për evakuim të menjëhershëm, pas përkeqësimit të situatës nga përmbytjet në disa zona të vendit.

Pas Vlorës dhe Durrësit, urdhri për evakuim është lëshuar edhe për bashkinë e Fierit, konkretisht në njësinë administrative Ferras, për shkak të rrezikut që u kanoset banorëve atje.

Ministria e Mbrojtjes njofton se prioritet kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet në zona të izoluara, ndërsa transporti sigurohet nga mjetet e bashkisë, shërbimi zjarrfikës dhe Forcat e Armatosura.

Evakuimi i qytetarëve po kryhet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturën dhe strukturat vendore.

Bashkia Fier, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, shërbimet shëndetësore dhe strukturat sociale, do të menaxhojë strehimin e përkohshëm dhe asistencën për të evakuuarit, përfshirë regjistrimin dhe plotësimin e nevojave bazë. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të kontaktojnë numrin e emergjencave në rast nevoje.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *