Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Pothuajse në të gjithë Gjermaninë është ndërprerë transporti publik. Mijëra punonjës janë në një grevë 48-orëshe. Verdi, një nga sindikatat më të mëdha të sektorit publik në vend, është duke negociuar me bashkitë dhe autoritetet rajonale një marrëveshje të re kolektive në emër të tyre. Bisedimet prekin rreth 150 kompani autobusësh, tramvajesh dhe trenash, me rreth 100 mijë punonjës në të gjithë Gjermaninë.
Prej mëngjesit të së premtes, metrotë, tramvajet dhe autobusët ndaluan së funksionuari. Vetëm disa prej tyre kanë operuar me orare të kufizuara emergjente. Këtu përfshihen qytete kryesore si Berlini, Hamburgu, Dusseldorf, Frankfurt, Stuttgart dhe Mynih. Mediat raportojnë se shërbimet e rregullta do të rifillojnë në orën 3:00 të mëngjesit të dielën.
Greva nuk do të ndikojë në transportin publik të operuar nga kompania hekurudhore “Deutsche Bahn”, që do të thotë se trenat rajonalë dhe të distancave të gjata, si dhe disa nga trenat periferikë, do të vazhdojnë të funksionojnë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)