play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Paralajmërimi i Donald Trump: Filmat jo-amerikanë do të përballen me tarifa 100%

today05/05/2025

Background
share close

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, thotë se do t’i godasë filmat e prodhuar në vende të huaja me tarifa 100%, ndërsa përshkallëzon mosmarrëveshjet tregtare me vende anembanë botës.

BBC raporton se Trump tha se po autorizonte Departamentin e Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së për të filluar procesin e vendosjes së taksës, sepse industria e filmit në Amerikë po vdiste.

Ai fajësoi një “përpjekje të bashkërenduar” nga vendet e tjera që ofrojnë stimuj për të tërhequr krijues filmash dhe studio, të cilat i përshkroi si një “kërcënim për Sigurinë Kombëtare”.

“Përveç çdo gjëje tjetër, është mesazh dhe propagandë!”, tha Trump në platformën e tij “Truth Social”, ndërsa shtoi “ne duam përsëri filma të bëra në Amerikë!”

Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, iu përgjigj njoftimit të fundit, duke thënë:

“Jemi duke punuar për këtë”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *