play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Interesante

‘Olimpiada e parë single, kush do të dalë me mua?’! Të gjithë të ‘çmendur’ pas Sofisë, menjëherë 600 kandidatë

today12/02/2026

Background

Në Fshatin Olimpik të ‘Milano Cortinas’ ka tërhequr vëmendjen amerikania Sofia Kirkby. Po flitet shumë për 24-vjeçaren që garon me slitë. Gjatë Olimpiadës ajo ka gjetur një mënyrë të vetën për të bashkuar aventurën sportive me dashurinë. Sportistja ka përdorur rrjetet sociale për të ndarë me publikun një mesazh, që u ka hapur rrugën kandidaturave për Shën Valentin.

“Marr pjesë si single në Olimpiadën time të parë dhe m’u duk argëtuese të tregoj se si e jeton një sportist anën sentimentale të Lojërave”, ka shkruar ajo, duke shpjeguar se garimi i saj përfundon më 12 shkurt, para Shën Valentinit dhe se ky është momenti perfekt për të dalë për të “pirë një kapuçino me dikë”.

Iniciativa, e publikuar në rrjetet sociale para mbërritjes së Sofisë në Itali ka tërhequr shpejt vëmendjen e sportistëve dhe tifozëve. Ditët e para Kirkby ka marrë qindra mesazhe, pasi u bë virale online me kërkesën e saj të pazakonshme të takimit

Amerikania ka fituar 3 medalje në Botëror (argjend në garën si skuadër në Altenberg 2024, dy bronzi në garën dyshe në Uinterberg 2022 dhe Altenberg 2024). Në ‘Milano Cortina’ 2026 garon sot.

Ideja e Kirkby nuk është dhe aq e panjohur në fakt. Zgjedhja e saj për të ndarë jetën sentimentale gjatë Olimpiadës sjell në kujtesë atë të Lindsey Vonn. Në PyeongChang 2018 ajo kërkoi nëpërmjet rrjeteve sociale, nëse dikush ishte i disponueshëm për të kaluar me të Shën Valentinin.

Në rastin e Kirkby duket se eksperimenti ka pasur rezultat. Amerikania ka marrë më shumë se 600 mesazhe dhe ka organizuar dy takime për ditën e Shën Valentinit, perfekte për të njohur të dashurin e saj të mundshëm.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *