play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Nuk u la me shampo për 5 vite, doktori tregon për eksperimentin

today06/02/2023

Background
share close

Soap dodger: meet the doctor who says we have been showering wrong | Health  & wellbeing | The Guardian

Për shumicën e njerëzve dushi dhe larja janë pjesë e higjienës së përditshme. Megjithatë, ka edhe njerëz që nuk pajtohen me këtë, duke përfshirë disa aktorë të njohur të Hollivudit, si Brad Pitt, Ashton Kutcher.

Por kur edhe vetë një mjek vendos që të jetë i rezervuar përsa i përket produketeve të higjenës personale, kjo gjë tërheq vëmendje. Dr. James Hamblin ( lektor në Universitetin Yale) nuk e lau trupin me shampo apo sapun për pesë vjet në një përpjekje për të kursyer para dhe kohë por kryesisht për të lejuar mikrobet e lëkurës së tij që të jenë të pranishme. Hamblin e filloi këtë ide kur u zhvendos për herë të parë në një apartament të vogël në Brooklyn, Nju Jork, në fillim të karrierës së tij mjekësore.

Në librin e tij “Clean”, ai shpjegon se një pjesë e vendimit lidhej me uljen e kostos dhe kursimin e kohës. Ai tha se e kuptoi se nëse lahet për rreth 30 minuta në ditë, ai humb pothuajse dy vjet të jetës së tij. Megjithatë, thelbi i projektit është vërtet biologjik.

“Ashtu si mikrobioma e zorrëve, ne kemi triliona baktere që jetojnë brenda nesh dhe në të gjithë lëkurën tonë.” Kjo ka çuar në disa eksperimente në përpjekjen për të parë saktësisht se cili është qëllimi i higjienës sonë, zakoneve të kujdesit dhe pastrimi dhe për të kuptuar se shumica e tyre janë krejtësisht të shëndetshme dhe madje të dobishme për ne.”-u shpreh doktori më parë për mediat e huaja.

Kur bëhet fjalë për qarqet shkencore, edhe mendimet janë të ndara. Disa rekomandojnë higjienën çdo ditë, ndërsa të tjerë këshillojnë që të mos e bëni këtë sepse thani lëkurën. Ndaj ne do ta trajtojmë këtë temë në të gjitha aspekt për të kuptuar se nga anon më shumë peshorja.

Disa përfundime që nxori doktori nga eksperimenti:

– Përdorimi i tepërt i sapunit mund të shkaktojë alergji

– Sipas tij, mikrobet janë të pranishme në mjedis dhe kjo nuk do të ndryshojë nëse njeriu bën dush. Ai beson se mikrobet janë të nevojshme për të mbajtur një ekuilibër të shëndetshëm, për shembull në sistemin tretës.

–  Edhe pas eksperimentit kremrat, pastruesit dhe deodorantët janë zhdukur nga banja ime. Por unë ende i laj dhëmbët. Unë bëj vetëm atë që e konsideroj të kënaqshme ose vërtet të nevojshme në aspektin mjekësor.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *