play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

“Nuk jemi vend i BE-së, po jemi një vend evropian”/ Rama shpjegon ç’do të ndodhë me emigrantët që do të refuzohen nga Italia: Janë 300 vende

today05/06/2024

Background
share close

Kryeministri Edi Rama thekson se kapaciteti i qendrës akomoduese të emigrantëve që vijnë nga Italia në Gjadër, është 3000 , dhe pasi t’u shqyrtohet kërkesa do të largohen sërish drejt vendit fqinj.

“Në këtë pikë ka pasur shumë konfuzion, që jo vetëm nuk ka ndeshur në refuzim të BE, por është konsideruar si një përpjekje për t’u ndjekur në vijim dhe si proces për t’u vlerësuar hap pas hapi.

Kancelari i Gjermanisë, është shprehur se kjo marrëveshje ka interes të veçantë për vetë Gjermaninë. Ne nuk jemi vend i BE-së, po jemi një vend evropian. Nuk është vepra jonë harta aktuale e BE-së. Shqipëria është e vetmja që ka dy kufij, një të brendshëm, një të jashtëm.

Kjo qendra këtu bën zhurmë të madhe vetëm për faktin që nuk jemi në BE. Se po të ishte në një vend të BE-së do të ishte normale, këtu cilësohet Guantanamo.

Keni dëgjuar ju të vemë kujën ne dhe t’i hedhim në det, se nuk i merr Amerika. Edhe ne ishim dikur afgan, kështu është jeta. Italia na kanë dhënë shumë nëse kemi mundësi të japim pak.

Vetëm 3 mijë vende janë, kur të lirohen vendet, do zëvendësohen po ato”.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *