play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Norvegjia: Paketë 400 milionë dollarë për Kievin

today12/01/2026

Background

Norvegjia ka njoftuar një paketë të re mbështetjeje prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, që do të vihet në dispozicion menjëherë për të përballuar nevojat urgjente energjitike dhe për të mbajtur në funksion shërbimet kritike.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide, gjatë një vizite në Kiev.

“Po njoftojmë një paketë të re mbështetjeje, 400 milionë dollarë, nga të cilat 200 milionë do të shkojnë për nevoja të menjëhershme energjie, blerje gazi dhe riparime, në mënyrë që të kenë ngrohje dhe energji elektrike”, tha Eide.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministri i jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, kërkoi rritjen e sanksioneve ndaj Rusisë, duke theksuar se agresioni nuk ka arritur objektivat e tij strategjikë.

“Ne diskutuam veçmas edhe forcimin e presionit të sanksioneve ndaj agresorit. Megjithatë, Rusia nuk ka arritur asnjë objektiv strategjik në pothuajse katër vjet. Tani është koha të bashkohen të gjitha përpjekjet për ta detyruar Moskën drejt paqes,” tha Sybiha.

Ndërkohë, ushtria ruse nisi një sulm ajror në Kiev, duke shkaktuar zjarre në disa lagje të qytetit. Siç shihet edhe nga pamjet, zjarrëfikësit po përpiqen të shuajnë flakët në një ndërtesë në një lagje në perëndim të kryeqytetit.

Prej kohësh, ushtria ruse ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës energjitike të Ukrainës, duke shkaktuar dëme të shumta, sidomos në këtë periudhë të vitit kur temperaturat janë shumë të ulëta.

Klan News

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *