play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Në Ditën e Shën Valentinit, shembet “Harku i të Dashuruarve”

today16/02/2026

Background

Një nga veprat më të famshme natyrore në jug të Italisë, i njohur si “Harku i të Dashuruarve”, është shembur pikërisht në Ditën e Shën Valentinit, pas disa ditësh me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.

Struktura shkëmbore ndodhej në zonën e Sant’Andrea, në komunën e Melendugnos, në rajonin e Puglia-s. Ajo ishte një pikë shumë e njohur turistike në bregdetin e Adriatikut dhe shërbente si vend i preferuar për propozime martese dhe vizita romantike, duke u kthyer në një simbol të dashurisë për vendasit dhe turistët.

Banorët dhe kalimtarët e rastit vunë re zhdukjen e formacionit natyror të dielën në mëngjes. Autoritetet lokale besojnë se moti i ashpër i shkaktuar nga stuhia Oriana, e cila ka goditur jugun e Italisë ditët e fundit, përshpejtoi erozionin e shkëmbit, duke çuar në shembjen e tij.

Presidenti i rajonit të Pulias Antonio Decaro deklaroi se rajoni ka humbur një nga simbolet e tij më përfaqësuese. “Kemi humbur një nga karakteristikat përcaktuese të territorit tonë, një pasuri simbolike”, tha ai, duke shtuar se fenomenet meteorologjike shpesh përshpejtojnë proceset natyrore si erozioni bregdetar.

Autoritetet kanë theksuar nevojën për të ndërmarrë masa për të ngadalësuar erozionin e vijës bregdetare dhe për të mbrojtur trashëgiminë natyrore të zonës. Rajoni i Salentos, ku ndodhej harku, është një nga destinacionet turistike më të frekuentuara në Itali, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Shembja e “Harkut të të Dashuruarve” konsiderohet një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin lokal, por edhe për imazhin turistik të gjithë rajonit. /BBC/

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *