play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Ndryshime në procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në universitete

today30/06/2023

Background
share close

Ndryshime në procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në universitete

Ministria e Arsimit ka miratuar sot procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në Universitete për vitin e ri akademik që fillon më 2 tetor.

Raundet e regjistrimit shkurtohen nga 3 ne 2.

Pas raundit të 2 në degët ku kanë mbetur kuota bosh kandidatët që kanë aplikuar mund të vijojnë të regjistrohen drejtperdrejt në institucionet e arsimit të lartë deri në plotësimin e vendeve.

‘Ulja e numrit të raundeve të regjistrimit nga 3 në 2 shkurton kohëzgjatjen e procedurave për aplikim dhe regjistrim në universitete. Viti i ardhshëm akademik do të fillojë më 2 tetor 2023 dhe shkurtimi i një raundi është në funksion të fillimit të procesit të mësimdhënies.

Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Procedura të barabarta aplikimi dhe regjistrimi për të gjithë kandidatët me diplomë të huaj të shkollës së mesme, pavarësisht nëse janë shqiptarë apo të huaj.

Kandidatët e regjistruar me diplomë të huaj kanë detyrim njohjen dhe njehsimin e diplomës brenda datës 30 prill të vitit akademik vijues, për t’u pajisur me numër matrikullimi përpara fillimit të sezonit të dytë të provimeve.

Ulja e numrit të dokumenteve të nevojshme që lehtëson procedurat për regjistrimin e kandidatëve në IAL.

Këto ndryshime adresojnë njëherësh edhe sugjerime të bëra nga Konferenca e Rektorëve.’- njofton ministrja.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *