play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Moti i keq/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit jashtë Gjirit të Vlorës

today08/05/2026

Background

Për shkak të përkeqësimit të situatës hidrometeorologjike brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, autoritetet detare kanë vendosur ndalimin e pajisjes me leje nisjeje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë në det të hapur.

Sipas njoftimit zyrtar, duke nisur nga ora 08:00 e datës 08 maj 2026, pritet erë në drejtimin jug-juglindje me forcë 6–7 ballë, me shpejtësi 15–20 m/s, ndërsa lartësia e dallgëve do të arrijë nga 1.5 deri në 2.5 metra.

Masat kufizuese do të jenë në fuqi deri në orën 22:00 të datës 08 maj 2026.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë aktivitet në fushën e detarisë të marrin masa shtesë sigurie, duke garantuar ankorimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve, me qëllim parandalimin e çdo rreziku apo situate emergjente si pasojë e kushteve atmosferike.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë operimin normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Sipas parashikimeve, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 22:00 të kësaj të premteje.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *