Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ndjesia e të humburit në një libër fantastik është e pakrahasueshme, por ne nuk dimë thuajse asgjë se çfarë ndodh në trurin tonë teksa shndëron simbolet e vogla në letra e ekrane në botë të tëra.
Neuroshkencëtarja Sabrina Turker nga Max Planck Institute në Gjermani e shprehu këtë në vitin 2023 ku theksoi se pjesa më e madhe e informacionit që kemi mbi këtë temë vjen nga studime unike me numra të vegjël pjesëmarrësish.
Për të mësuar më shumë mbi leximin, Turker dhe ekipi i saj kryen një meta-analizë që bashkon 163 eksperimente ku përfshihen skanimet e trurit të 3031 personave të rritur.
Eksperimentet përhapeshin në të gjitha funksionet e leximit në gjuhë të ndryshme, nga letrat te mesazhet e plota, të lexuara pa zë dhe me zë të lartë, fjalë me kuptim dhe pa kuptim.
“Ajo që konsiderohet ‘lexim’ në letërsi, është akses semantik (të nxjerrit kuptim nga fjalët e shkruara) ku të gjitha veprimet e përfshira kanë të përbashkët procesimin fonologjik (aftësinë e trurit për të organizuar tinguj dhe nxjerrë kuptim prej tyre)”, shkruajnë autorët.
Hemisfera e majtë e trurit është qendra e procesimit të gjuhës ndaj nuk ishte çudi që çdo detyrë leximi ndriçonte në këtë pjesë.
Leximi i letrave dhe teksteve aktivizonte zonat e majta vizuale dhe lëvizëse, ndërsa leximi i fjalëve dhe fjalive vendoste në punë grumbuj të caktuar brenda hemisferës së majtë.
Më parë, neuroshkenca e ka injoruar rolin e cerebellumit, por rezulton se ai është përgjegjës jo vetëm në përpunimin e tingujve, por edhe në të nxjerrit kuptim prej tyre. Studimi i ri zbuloi se cerebellumi i djathtë është aktiv në të gjitha veprimet që lidhen me leximin.
Disa zona të tij dukeshin më aktive kur lexohej me zë të lartë, çka tregon se është thelbësor në aftësinë tonë për të përkthyer fjalën e shkruar në të folur. Cerebellumi i majtë ishte më aktiv gjatë leximit të fjalëve.
Të dhënat e krahasimit mes të lexuarit me zë të lartë apo pa zë treguan se e para aktivizonte zonat dëgjuese dhe lëvizëse, ndërsa e dyta zonat që koordinojnë komandat e ndryshme konjitive.
Leximi në heshtje i fjalëve (ose pseudo-fjalëve) aktivizonte kortekstet orbitofrontale, cerebelare dhe temporale sesa kur leximi kërkonte interpretim për të deshifruar kuptimin.
Autorët shprehen se studimi “zgjeron të kuptuarit tonë mbi arkitekturën nervore sa i përket leximit, lidh zbulimet nga studimet e neurostimulimit dhe mund të japë të dhëna të vlefshme për modelet e leximit”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)