play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Edicioni i dytë i Zamna në Shqipërië dhe hera e parë e muzikës elektronike në Pallatin e Kongreseve

today25/05/2026

Background

Edicioni i dytë i Zamna në Shqipërië dhe hera e parë e muzikës elektronike në Pallatin e Kongreseve

E shtuna e 16 majit solli edicionin e dytë të Zamna në Shqipëri, me një ndryshim të fundit minutës që i dha natës një dimension të papritur. Shiu i rëndë detyroi zhvendosjen e eventit dhe Pallati i Kongreseve u bë, për herë të parë, skenë e muzikës elektronike.

Festivali global i lindur në Tulum grumbulloi rreth 5-6 mijë vizitorë, mes tyre komunitetin ndërkombëtar të Zamna dhe audiencën lokale që po rritet me çdo edicion. Nata u ndërtua mbi katër artistë: Argia hapi eventin, Øostil vijoi, Miss Monique e ngriti intensitetin dhe ARTBAT e mbylli si akti kryesor.

Atmosfera brenda sallës historike ishte e papritur — kontrasti mes arkitekturës zyrtare të ndërtesës dhe energjisë së pistës e bëri hapësirën të funksiononte ndryshe nga çdo lokacion tjetër. Ata që ishin aty e dinë se çfarë ndodhi kur ARTBAT u ngjit në skenë.

IQOS, partner global i Zamna, ishte i pranishëm me një zonë të organizuar brenda eventit. Aktivizimet, buzzwire challenge, jenga dhe ring game, ofruan hapësirë ndërveprimi gjatë gjithë natës, ndërsa të rriturit duhanpirës ose përdorues IQOS kishin mundësinë të fitonin merchandise nga seria.

Tirana ka pritur evente ndërkombëtare edhe më parë. Por 16 maji tregoi diçka specifike: që publiku shqiptar është gati jo vetëm të marrë pjesë, por ta bëjë eventin të funksionojë. Dhe kjo është ndryshimi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *