play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Mirosław Adamczyk, Nunci i ri Apostolik në Shqipëri

today09/03/2026

Background
share close

Presidenti Begaj pranoi Letrat Kredenciale të Nuncit të ri Apostolik në Shqipëri, Imzot Mirosław Adamczyk, duke i uruar suksese në përmbushjen e misionit të tij diplomatik në vendin tonë. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes palëve, të konfirmuara edhe nga vizitat e nivelit të lartë, teksa u shpreh vullneti i përbashkët për të çuar më tej bashkëpunimin dhe miqësinë midis Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Kreu i Shtetit theksoi, ndër të tjera, se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Vatikanit shkon përtej raporteve institucionale.

“Arritjet në marrëdhëniet dypalëshe janë një bazë e fortë për intensifikimin e mëtejshëm të lidhjeve tona në të ardhmen, si dhe në promovimin e mëtejshëm të harmonisë fetare”, u shpreh Presidenti Begaj në bisedën me Nuncin Apostolik Mirosław Adamczyk.

Duke iu referuar marrëdhënieve shumë të mira të shtetit shqiptar me komunitetin katolik në Shqipëri, Presidenti i Republikës theksoi se një klimë e tillë bashkëpunimi është thelbësore dhe se këto marrëdhënie janë në funksion të kohezionit midis institucioneve publike, atyre fetare, si edhe komunitetit.

Kreu i Shtetit i përcolli Nuncit Apostolik falënderime për qëndrimet e mbajtura nga Vatikani për çështjen shqiptare, veçanërisht ndaj Kosovës, duke rikonfirmuar dëshirën për njohjen e këtij shteti nga Selia e Shenjtë si një kontribut për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme në Ballkan.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *