Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today11/10/2023
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete mori pjesë në nisjen e aktiviteteve trajnuese për administratën tatimore mbi ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Në fjalën e tij, ministri i Financave vlerësoi rëndësinë e kuptimit sa më saktë të legjislacionit nga ana e administratës tatimore, në mënyrë që ajo të jetë një këshilluese sa më e mirë për biznesin gjatë zbatimit të tij.
“Ligji ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ është një akt i mirë dhe modernizues në kuadrin e tatimit mbi të ardhurat në Republikën e Shqipërisë. Për këtë ligj është punuar gjatë, së bashku edhe me FMN. Është finalizuar një VKM dhe janë drejt finalizimit edhe VKM-të e tjera që plotësojnë të gjithë kuadrin rregullator. Është e domosdoshme që ju të keni kuptueshmëri sa më të plotë, në mënyrë që këtë lloj kuptueshmërie ta përktheni në zbatim të drejtë të ligjit, por edhe në këshillim sa më të plotë dhe sa më të drejtë të tatimpaguesve,” deklaroi Mete.
Objektivi kryesor i trajnimeve që do të zhvillohen nga Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore (QTATD), me mbështetjen e MFE dhe DPT, është informimi dhe trajnimi i Administratës Tatimore sa i përket dispozitave të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, një pjesë e të cilave do të nisin të zbatohen nga data 1 janar e vitit 2024.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)