Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/12/2023
Në një seancë që zgjati vetëm 8 minuta, mazhoranca ka miratuar nen për nen Buxhetin për vitin 2024. Kaosi i shkaktuar nga deputetët e opozitës nuk e pengoi mazhorancën të kalonte me 74 vota pro Buxhetin, ndërsa vota kundër ishin vetëm 4.
Sikurse edhe në seancat e kaluara opozita ndoqi të njëjtin skenar, duke tentuar të bllokonte zhvillimin e punimeve. Që para nisjes së seancës plenare, ata mblodhën karriget para foltores, duke u përplasur edhe me gardistët. Gjatë seancës, ata ndezën flakadanë, hodhën kapsolla ndërsa po ashtu shkaktuan zhurmë duke i rënë tavolinave.
Opozita ka deklaruar se do të vijojë ta sabotojë seancat plenare, duke akuzuar se Kuvendi është bërë palë me maxhorancën për t’i penguar ata të kryejnë detyrat që i takojnë. Opozita ka kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore në lidhje me inceneratorët, koncesionet McGonigal dhe zgjedhjet lokale të 14 majit, si dhe ndryshimin e përbërjes së komisionit për Reformën Zgjedhore.
Çfarë parashikon Buxheti 2024?
Buxheti 2024 do të jetë 735,9 miliardë lekë (rreth 7 mld euro), duke mbështetur zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, nxitjen e punësimit dhe mbrojtjes sociale, si edhe duke vijuar në të njëjtën kohë me konsolidimin fiskal.
Buxheti 2024 parashikon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Gjithashtu, parashikohet rritje e mëtejshme në kuadër të rritjes së pagave për mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë; mësuesve në arsimin parauniversitar; forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qendrore dhe vendore.
Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore sa i përket e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë. Ndërkohë 1/3 e shpenzimeve të përgjithshme publike të parashikuara në buxhetin 2024 do të shkojnë për mbrojtjen sociale dhe kategoritë në nevojë, nga më të moshuarit, te foshnjat e porsalindura.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)