play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Merz hap Konferencën e Mynihut: Evropa sapo është kthyer nga pushimet e historisë

today13/02/2026

Background

Kancelari gjerman Friedrich Merz e hapi Konferencën e Sigurisë në Mynih me një fjalim të fortë.

Në nisje ai tha se rendi i vjetër botëror i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore nuk ekziston më. Si provë, përmendi luftën e Rusisë në Ukrainë dhe sulmet e saj ndaj rendit politik dhe infrastrukturës perëndimore.

Duke folur anglisht, Merz iu drejtua delegacionit amerikan me një kritikë të ashpër ndaj SHBA-ve.

“Në epokën e rivalitetit midis fuqive të mëdha, as Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë mjaftueshëm të fuqishme për të vepruar vetëm”.

Më tej ai tha se Evropa duhet të çlirohet nga varësitë që i ka krijuar vetë për të rivendosur marrëdhëniet transatlantike në respekt të ndërsjellë.

Kancelari gjerman iu dërgoi një mesazh vendeve kandidate për t’u anëtarësuar në BE.

“Nuk dua t’ju humbas”, tha ai, ndërsa sugjeroi një strategji të re për t’i afruar më shumë këto vende dhe për të shpejtuar procesin e anëtarësimit.

Ndërkohë, më herët edhe sekretari Marco Rubio, që kryeson delegacionin amerikan, theksoi rendin e ri botëror, në të cilin secili duhet të shqyrtojë rolin e vet.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *