play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Meloni vjen nesër në Tiranë, në çfarë pike janë punimet në kampet e Gjadrit dhe Shëngjinit

today04/06/2024

Background
share close

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, do të qëndrojë të mërkurën në Shqipëri, ku do t’i vizitojë qendrat e migrantëve që do të drejtohen nga vendi i saj.

Me një marrëveshje me Ramën, të nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar, Tirana ra dakord që t’i pranojë azilkërkuesit e kapur në Detin Mesdhe dhe t’i strehojë ata derisa kërkesat e tyre të përpunohen.

Italia, ndërkohë, do të financojë ngritjen e qendrave të pritjes – njëra në Shëngjin, tjetra në Gjadër – si dhe do t’i paguajë shpenzimet për sigurinë dhe kujdesin mjekësor.

Në Shengjin, ndërtimi i qendrës ka përfunduar, ndërsa në Gjadër ende jo.

Qendrat do të mund të strehojnë maksimum 3.000 azilkërkues brenda një periudhe.

Marrëveshja është për pesë vjet dhe me të drejtë rinovimi edhe për pesë vjet të tjerë.

Se kur do të nisë zbatimi i saj, nuk është ende e qartë.

Sipas autoriteteve të të dyja vendeve, marrëveshja ka tri objektiva: të luftojë trafikimin e paligjshëm të njerëzve, të parandalojë flukset e parregullta dhe të mirëpresë ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes.

Në Shqipëri, opozita e kundërshtoi marrëveshjen, duke thënë se kishte mungesë transparence.

​“Ky lajm vjen si surprizë në Shqipëri, pasi nuk kishte asnjë debat politik apo publik për një çështje kaq sensitive për qytetarët dhe për mbarë vendin”, tha Partia Demokratike pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitave në Shëngjin dhe Gjadër, do të zhvillojnë një konferencë për gazetarët.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *