Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/05/2022
Meghan Markle i ka dhënë lamtumirën jetës mbretërore prej gati 3 vitesh dhe larg detyrimeve së Mbretërisë dhe rregullave të ngurta të mirësjelljes, ka gjetur lirinë, sidomos kur bëhet fjalë për stilin. Sigurisht, për momentin ajo preferon të qëndrojë sa më larg vëmendjes, në mënyrë që të ruajë privatësinë e saj dhe të familjes, por herë pas here paparacët arrijnë ta fotografojnë “në befasi” në rrugë . Çfarë vesh ajo tani në këtë “jetë të re”? I ka thënë lamtumirën kapelave bon-ton, fundeve treçereksh fustaneve rigoroz, tani preferon të fokusojë gjithçka tek pantallonat e shkurtra, të cilat edhe një herë premtojnë të jenë të domosdoshmet e verës për t’i pasur absolutisht në gardërobën tuaj.
Pantallonat e shkurtra të Meghan janë domosdoshmëria e verës
Ditët e fundit Meghan Markle është parë shpesh nga paparacët në Klubin e Polo dhe Raketave Santa Barbara, vend ku Princi Harry po merr pjesë në një turne polo me ekipin Los Padres të mikut të tij Nacho Figueras. E vetëdijshme se nuk duhej të dilte zyrtarisht në publik, ajo mori guximin të mos respektonte asnjë lloj kodi veshjeje. Çfarë veshi? Ajo veshi gjithçka në dukje casual, ku pantallonat e shkurtra ishin pika kryesore. Për të qenë të saktë, ajo kishte zgjedhur modele pëlhure me bel të lartë dhe jo shumë të shkurtër, duke i kombinuar me këmishë të veshur me mëngë të shkurtra dhe xhaketa elegante.
Stili i ri “amerikan” i Meghan Markle
Që kur u largua nga jeta si anëtare e familjes mbretërore Meghan Markle ka ndryshuar edhe stilin e saj, duke i thënë lamtumirë garderobës që respekton deri në detaje kodin e veshjes të imponuar nga protokolli mbretëror. Nëse për raste të rëndësishme vazhdon të vishet me të bardha si në mbretëri, herët e tjera nuk ka frikë të guxojë me xhinse, fustane të shkurtër, pantallona të shkurtra dhe këpucë të sheshta. Stili i tij amerikan është i thjeshtë dhe magjepsës dhe, megjithëse nuk pasqyron idealin bon-ton të shtëpisë ëindsor, ai është tepër i sofistikuar. Me pak fjalë, Meghan ka dëshmuar se është një ikonë e modës “casual” dhe me siguri do të vazhdojë të ndikojë në modat dhe tendencat e sezonit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)