play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Media gjermane: Shqipëria alternativë reale ndaj Greqisë dhe Spanjës për turistët tanë

today18/08/2023

Background
share close

Peisazhi malor, kështjellat, historia, plazhet fantastike dhe çmimet konkurruese, janë bërë kryefjalë e mediave ndërkombëtare.

Nuk kanë qenë të pakta mediat të cilat i kanë bërë jehonë turizmit në Shqipëri. Shumë prej tyre e kanë cilësuar Shqipërinë, si Maldivet e Europës, e të tjera e konsiderojnë si një prej vendeve konkurrente përballë Spanjës dhe Greqisë. Një prej tyre është dhe DerWesten, e cila shkruan se në vitin 2023, Shqipëria është vendi i ri trend për turistët gjermanë.

Pushimet në Spanjë apo Greqi, shkruan media gjermane, tanimë kanë një konkurrencë të re nga Shqipëria. Vendi konsiderohet si një këshillë e brendshme për pushimet verore dhe zakonisht me një çmim të volitshëm.

Vendi në Adriatik po bëhet gjithnjë e më popullor”, thotë DerWesten e cila citon më tej ADAC Reisen, Lonely Planet dhe Tui.

Peizazhi origjinal malor dhe plazhet e bukura e bëjnë Shqipërinë një atraksion për alpinistët që duan të kombinojnë udhëtimin e tyre të ecjes me një pushim buzë detit”, shkruan ADAC Reisen.

Ndërsa “Lonely Planet” e vlerëson Shqipërinë si destinacion udhëtimi në “Best Travel 2023” në kategorinë “Vendet më të mira për të krijuar kontakte me vendasit”.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *