play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art & Kulturë

Më shumë se 80 libra e revista mbi bizantin i dhurohen bibliotekës kombëtare

today09/02/2024

Background
share close

Më shumë se 80 libra e revista mbi bizantin i janë dhuruar bibliotekës kombëtare. Drejtori Piro Misha foli për rëndësinë e studimeve të kësaj periudhe

Një koleksion i botimeve kushtuar periudhës bizantin dhe asaj pas bizatine i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare nga Instituti Helenik i Studimeve Bizantine në Venecia. Bashkëpunimi me këtë të fundit pritet të hedhë dritë edhe mbi përmbajtjen e dorëshkrimeve të bibliotekës që po studiohen nga specialistët e Institutit Veneciaan.

“Janë mbi 80 libra dhe një koleksion revistash që dhurohen. Ideja është që të vazhdojmë këtë punë për të pasuruar koleksionin tonë në këtë fushë dhe njëkohësisht organizimi i një ekspozite të gjerë kushtuar kësaj trashëgimie, kësaj pjesë të koleksionieve tona që njihet pak”, tha Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

 

Emra, vende, toponime, rituale, praktika të përbashkëta, veshje, mënyra sjelljeje janë elementet që gjenden në këta libra. Koleksioni i dhuruar ka libra që pasqyrojnë bizantin në Europën Veriore e Lindore, si edhe rajonin ku gjendet edhe Shqipëria. Bizantologia Katerina Korre nga Instituti Helenik i Venecias tha se qëllimi është gjetja e gjurmëve të përbashkëta të Bizantit në Shqipëri. Librat do të mund të studiohen muajin e ardhshëm në qendrën Sotir Kolea.

 

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%