play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Mbyllet muzeu i vaginës në Londër

today01/02/2023

Background
share close

Muzeu i parë në botë me tulla dhe llaç kushtuar vaginës, vulvës dhe anatomisë femërore do të mbyllet.

Muzeu i Vaginës, në Bethnal Green, në lindje të Londrës, do të duhet të gjejë një shtëpi të re.

Filloi si një seri eventesh pop-up në 2017-ën dhe hapi dyert e tij në 2019-ën, me ambiente në Camden Market.

Një zëdhënës i muzeut tha për Metro.co.uk: “Kur na kërkuan të largoheshim, reagimi i publikut të gjerë ishte një ndjesi trishtimi dhe humbje.

“E kemi ditur gjithmonë se mund të largoheshim një ditë nga aty, por është zhgënjyese që erdhi kaq shpejt dhe papritur. Teksa jemi të trishtuar që duhet të largohemi, jemi njëherësh të mahnitur nga mirësia dhe mbështetja e komunitetit rreth nesh”.

Mbyllet muzeu i vaginës në Londër

Muzeu u rihap në Bethnal Green marsin e kaluar, pas pandemisë dhe që nga hapja ka tërhequr më shumë se 40,000 vizitorë.

Nesër do të jetë dita e fundit.

Muzeu do të ‘vazhdojë të funksionojë në botën dixhitale’ ndërsa do të kërkohet për një godinë të re.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *