Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/03/2024
Ministria e Brendshme në Itali ka publikuar tenderin për menaxhimin e ambienteve të pritjes së emigrantëve që do të ngrihen në Shqipëri, pas marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare në nëntor të vitit 2023.

Sipas medias italiane, qeveria italiane dëshiron të hapë kampet më 20 maj dhe kompanitë që janë të interesuara u kërkohet të paraqesin një ofertë deri më 28 mars.
Të tre strukturat do të mund të strehojnë pak më shumë se një mijë persona në të njëjtën kohë dhe mes tyre nuk mund të ketë të mitur, gra shtatzëna dhe persona të tjerë të konsideruar të pambrojtur. Një nga tre strukturat do të ndërtohet pranë portit të Shëngjinit, ku duhet të kryhen procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Dy të tjerat do të vendosen në Gjadër, njëra njëzet kilometra në veri dhe një në brendësi të zonës.
Një qendër do t’i kushtohet konstatimit të parakushteve për njohjen e mbrojtjes ndërkombëtare dhe do të jetë në gjendje të akomodojë maksimumi 880 persona, ndërsa struktura e dytë është në fakt një qendër paraburgimi për riatdhesim (CPR) me një kapacitet maksimal prej 144 personash.
Sipas planit të qeverisë italiane në Shqipëri duhet të stresohen emigrantët e shpëtuar nga autoritetet italiane të cilët tentojnë të shkojnë atje përmes detit.
Vlera e kontratës është rreth 34 milionë euro, të cilave duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, lidhjen Wi-Fi, kujdesin shëndetësor.
Sipas medias italiane, rimbursimi për këto shërbime nuk është përcaktuar ende.
Sipas përmbajtjes së tenderit, që pason atë të tenderëve të tjerë pritës të publikuar më parë, objekti në portin e Shëngjinit do të ketë një klinikë mjekësore të dedikuar për kujdesin shëndetësor, një dhomë me tre shtretër dhe një dhomë të izoluar.
Në Gjadër do të ketë tre dhoma për vizita ambulatore, dy dhoma me tre shtretër, një sallë operacioni, një laborator analizash, një dhomë me e për radiografi dhe ekografi, një dhomë për vizita psikologjike dhe psikiatrike.
Një ekip mjekësh duhet të punojnë brenda kësaj strukture 24 orë në ditë: një mjek i specializuar në anestezi dhe reanimacion, një mjek i specializuar në kirurgjinë e përgjithshme, një mjek i specializuar në ortopedi me aftësi kirurgjikale, një personel mjekësor i specializuar në psikiatri, një infermiere instrumentale, një teknik laboratori, një teknik radiologjie, një punonjës shëndetësor i specializuar në radiologji.
Për personat në kamp do të ofrohen pantallona, një këmishë e poshtme, një bluzë, një palë pizhame, tre pantallona të shkurtra dhe tre palë çorape. Pritet vetëm një ndryshim mes verës dhe dimrit. Ata do të kenë një rrotull letre higjienike çdo javë, një furçë dhëmbësh në muaj, një pastë dhëmbësh 100 ml në muaj, një shishe shampo dhe një shishe sapun të lëngshëm në javë, një krehër.
Ashtu si në qendrat e tjera të pritjes, kontrollet me furnizimet janë përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme.
Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri, emigrantët nuk do të mund të dalin nga qendrat: nëse e bëjnë, do të kthehen nga autoritetet shqiptare.
Megjithatë, qendrat do të kenë mundësi të aksesojnë avokatë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian, të cilët synojnë të ofrojnë asistencë ligjore për azilkërkuesit, siç kërkohet nga ligjet italiane, shqiptare dhe evropiane.
Të tre strukturat do të mund të strehojnë pak më shumë se një mijë persona në të njëjtën kohë dhe mes tyre nuk mund të ketë të mitur, gra shtatzëna dhe persona të tjerë të konsideruar të pambrojtur. Një nga tre strukturat do të ndërtohet pranë portit të Shëngjinit, ku duhet të kryhen procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Dy të tjerat do të vendosen në Gjadër, njëra njëzet kilometra në veri dhe një në brendësi të zonës.
Sipas planit të qeverisë italiane në Shqipëri duhet të stresohen emigrantët e shpëtuar nga autoritetet italiane të cilët tentojnë të shkojnë atje përmes detit.
Vlera e kontratës është rreth 34 milionë euro, të cilave duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, lidhjen Wi-Fi, kujdesin shëndetësor.
Sipas medias italiane, rimbursimi për këto shërbime nuk është përcaktuar ende.
Sipas përmbajtjes së tenderit, që pason atë të tenderëve të tjerë pritës të publikuar më parë, objekti në portin e Shëngjinit do të ketë një klinikë mjekësore të dedikuar për kujdesin shëndetësor, një dhomë me tre shtretër dhe një dhomë të izoluar.
Në Gjadër do të ketë tre dhoma për vizita ambulatore, dy dhoma me tre shtretër, një sallë operacioni, një laborator analizash, një dhomë me e për radiografi dhe ekografi, një dhomë për vizita psikologjike dhe psikiatrike.
Një ekip mjekësh duhet të punojnë brenda kësaj strukture 24 orë në ditë: një mjek i specializuar në anestezi dhe reanimacion, një mjek i specializuar në kirurgjinë e përgjithshme, një mjek i specializuar në ortopedi me aftësi kirurgjikale, një personel mjekësor i specializuar në psikiatri, një infermiere instrumentale, një teknik laboratori, një teknik radiologjie, një punonjës shëndetësor i specializuar në radiologji.
Për personat në kamp do të ofrohen pantallona, një këmishë e poshtme, një bluzë, një palë pizhame, tre pantallona të shkurtra dhe tre palë çorape. Pritet vetëm një ndryshim mes verës dhe dimrit. Ata do të kenë një rrotull letre higjienike çdo javë, një furçë dhëmbësh në muaj, një pastë dhëmbësh 100 ml në muaj, një shishe shampo dhe një shishe sapun të lëngshëm në javë, një krehër.
Ashtu si në qendrat e tjera të pritjes, kontrollet me furnizimet janë përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme.
Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri, emigrantët nuk do të mund të dalin nga qendrat: nëse e bëjnë, do të kthehen nga autoritetet shqiptare.
Megjithatë, qendrat do të kenë mundësi të aksesojnë avokatë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian, të cilët synojnë të ofrojnë asistencë ligjore për azilkërkuesit, siç kërkohet nga ligjet italiane, shqiptare dhe evropiane.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)