play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit mes RCC dhe Kolegjit të Evropës

today31/05/2024

Background
share close

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu dhe Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, nënshkruan sot në Tiranë një Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.

“Fuqizimi i kapitalit njerëzor, krijimi i mundësive të punësimit, nxitja e aftësive të të rinjve janë në fokusin e agjendës së e RCC-së, prandaj qëllimi kryesor i këtij Memorandumi është t’i mundësojë RCC-së ofrimin e një bursë të plotë, çdo vit, për një student nga Evropa Juglindore, përfshirë Ballkanin Perëndimor, në Kolegjin e Evropës, Kampusi i Tiranës. Kjo është një iniciativë që ndërmerret për herë të parë nga RCC. Është një ndërmarrje më shumë nga çfarë kemi kemi bërë deri tani për agjendën rinore, përmirësimin e politikave, programet e lëvizshmërisë, praktika pune të paguara – më shumë se 30 studentë kanë qenë praktikantë në RCC-, biseda të hapura, vizita në universitete, etj“, tha znj. Bregu.

“Ne jemi të lumtur që Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka vendosur të mbështesë Kolegjin e Evropës në ngritjen historike të kampusit tonë të ri në Tiranë, nëpërmjet një skeme të re bursash. Misioni i Kolegjit të Evropës drejt integrimit të mëtejshëm evropian është në përputhshmëri të plotë me misionin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, i cili ka punuar pa u lodhur drejt integrimit të plotë evropian të anëtarëve të tij që nga krijimi i tij. Ndërsa kampusi ynë do të rritet në vitet e ardhshme, ne jemi të përkushtuar të eksplorojmë më tej këtë partneritet dhe të mbështesim njëri-tjetrin për të maksimizuar ndikimin tonë“, u shpreh Mogherini.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *