play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Linja hekurudhore që ofron një nga udhëtimet më të bukura me tren në botë

today13/02/2023

Background
share close

Linja hekurudhore që lidh kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, me qytetin piktoresk, Bergen, konsiderohet një nga udhëtimet më të bukura me tren në botë.

Në nisje të këtij rrugëtimi, 496 km të gjatë dhe me 39 stacione, çdo gjë duket e zakonshme, por teksa treni largohet me shpejtësi nga qendra e qytetit, shfaqen pamjet e para fantastike. Shtëpitë elegante prej druri që ngrihen në kodra, muzetë ku ekspozohet historia epike vikinge dhe fjordet magjike norvegjeze. Pas kësaj, treni ndryshon papritur drejtimin, duke shpejtuar drejt veriut e duke lënë pas peizazhet e perëndimit.

Në këtë pikë, panorama bëhet akoma edhe më mbresëlënëse: kodra më të larta, livadhe të egra alpine, ultësira të mbuluara nga pishat, lugina të thella me fshatra të vegjël dhe ferma të vetmuara në rrëzë të humnerave.

Dalëngadalë, treni ul shpejtësinë dhe pasagjerët kuptojnë se po hyjnë në një rrugë me lartësi të konsiderueshme, përgjatë një fjordi të bukur. Më pas, hekurudha kalon në një tunel për të dalë përballë një pllaje të madhe malore, mbuluar me dëborë. Treni në këtë pikë ndodhet në majë të rrafshnaltës më të madhe të Evropës të quajtur Hardangervidda, e cila mbulon afro 6500 km katrorë dhe ka një lartësi mesatare më shumë se 1 km mbi nivelin e detit. Këtu mund të kuptohet qartë se kjo është hekurudha më e lartë në Evropën Veriore dhe një mrekulli e vërtetë inxhinierike.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *