Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Avokatët e Jair Bolsonaro shfletuan kodin penal të vendit dhe gjetën një mënyrë që klienti i tyre të ulë dënimin e 27 viteve burg: lexim.
Ka vetëm një problem: ish-presidenti i Brazilit nuk është njohur kurrë si adhurues i librave. “Më falni, s’kam kohë të lexoj”, ka thënë ai. “Kanë kaluar 3 vjet që kur kam lexuar një libër.”
Bolsonaro ka treguar se nuk është dashamirës i demokracisë, minoriteteve, pyjeve të Amazonës apo artve, ndaj me gjasë nuk do ta vlerësojë listën e miratuar. Në të përfshihen vepra për të drejtat e indigjenëve, racizmin, mjedisin dhe diktaturën e viteve 1986-1985 që Bolsonaro e mbështeti haptazi.
Një libër prej 950 faqesh, “Um Defeito de Cor” rrëfen historinë e Brazilit nga këndvështrimi i një gruaje me ngjyrë.
Më pas është “Democracy!”, një libër me ilustrime për fëmijë nga Philip Bunting.
Disa nga librat si “Lufta dhe Paqja” e Tolstojit apo “Don Kishoti” i Servantesit janë mbi 1 mijë faqe. Bolsonaro ka dalë njëherë në publik me librin prej 1 mijë e ca faqesh të Winston Churchill, “Kujtime nga Lufta e Dytë Botërore”, por nuk dihet nëse ish-presidenti e ka lexuar.
Për të përfituar nga dënimi, të burgosurit duhet ta provojnë se i kanë lexuar librat duke paraqitur shkrime pranë autoriteteve të burgut.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)