Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kuba ka njoftuar lirimin e 2 mijë e 10 të burgosurve. Autoritetet e përshkruajnë këtë hap si një “gjest humanitar dhe sovran”, duke theksuar se ai vjen pas një procesi të detajuar rishikimi të rasteve individuale.
Sipas qeverisë kubane, përzgjedhja e përfituesve është bazuar në natyrën e veprës penale, sjelljen gjatë vuajtjes së dënimit, gjendjen shëndetësore dhe kohën e kryer në burg. Nga kjo masë janë përjashtuar personat e dënuar për krime të rënda apo me dhunë.
Ky është amnistia e dytë e shpallur nga Kuba gjatë këtij viti dhe e pesta që nga viti 2011. Autoritetet theksojnë se masa lidhet edhe me një praktikë tradicionale të faljeve gjatë Javës së Shenjtë.
Vendimi vjen në një moment kur Havana ndodhet në dialog të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara, duke e bërë këtë zhvillim me rëndësi edhe në planin diplomatik.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)