Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Edhe Kroacia, ashtu si shteti fqinj Sllovenia, ka marrë masa për frenimin e të ashtuquajturit “turizëm karburanti” nga shtetasit austriakë, italianë apo gjermanë që po blejnë sasi të mëdha nafte e benzine për shkak të çmimit më të ulët se në vendet e tyre. Autoritetet kanë raportuar vëllime shitjesh jashtëzakonisht të larta ditët e fundit, me kërkesën për miliona litra furnizim. Disa stacione të furnizimit me naftë e benzine tashmë i kanë kufizuar shitjet e karburantit.
Si masë frenuese për këtë është liberalizimi i çmimeve të karburantit nëpër autostrada, një veprim i projektuar për të dekurajuar shoferët nga vendet fqinje që të furnizohen me karburant në Kroaci.
Qeveria kroate u ka bërë thirrje qytetarëve vendas që të shmangin blerjet në panik, pavarësisht rritjes së kostove të karburantit.
Ndërkaq, qeveria maqedonase shpalli gjendjen e krizës për një periudhë 30 ditësh, duke ulur TVSH-në për derivatet e naftës. Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë, nafta u shtrenjtua me 3,5 denarë, duke kapur shifrën e 95,50 denarëve, ndërsa çmimi i benzinës BS-95 dhe BS-98 mbetet i pandryshuar, 86,50 denarë.
Në Shkup është konstatuar rritje e çmimit për vajin dhe vezët. Ndërkohë, qeveria e Hristian Mickovskit ka prezantuar një paketë ndihme prej 20 milionë eurosh për fermerët, për furnizimin e tyre me karburant për nevojat e bujqësisë.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)