Anija “Moliva”, që në bordin e saj ka 102 kontejnerë të dyshuar me mbetje të rrezikshme, pritet të ankorohet në orën 7 të mëngjesit në kalatën nr.7 në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit.
Puna për shkarkimin e kontejnerëve në total pritet të nisë që herët në mëngjes dhe procesi i shkarkimit parashikohet të zgjasë rreth 3 orë.
Transporti me kamion i kontejnerëve do të bëhet po ashtu nën masa të rrepta siguria, si dhe pritet të shoqërohet nga efektivë të forcave të rendit.

Hapësira e dedikuar për vendosjen e kontejnerëve gjatë këtyre ditëve është një pronë e sekuestruar kohë më parë nga AAPSK (Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara).
Ajo është rrethuar dhe në të janë vendosur kamera sigurie, ashtu siç dhe prokuroria e Durrësit ka kërkuar ditë më parë, në letrën drejtuar një sërë institucionesh vendore dhe jo vetëm.
Post comments (0)