Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Njerëzit që udhëtojnë jashtë vendit këtë Krishtlindje mund të mos gjejnë ushqimin e tyre të preferuar të festave në menu.
Për të parë se kush po ha çfarë në darkën e Krishlindjeve, uebsajti i kuzhinës Chef’s Pencil krijoi një hartë që tregon pjatat tradicionale për çdo vend.
Aty ku gjeldeti është traditë
Udhëtarët që kalojnë pushimet në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Francë, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar mund të presin gjelin e detit në tryezë këtë Krishtlindje.
Ata që shkojnë në pjesë të Amerikës së Jugut munden gjithashtu – harta tregon se gjeli i detit është një ushqim kryesor për Krishtlindje në Brazil, Kili dhe Peru.
Më shumë vende hanë mish derri
Mishi i derrit është pjata tradicionale më e popullarizuar e festave në 23 vende, duke përfshirë Spanjën, Kubën dhe Filipinet.
Mishi i derrit të pjekur dominon gjithashtu në Haiti, Zvicër dhe Slloveni, ndërsa proshuta është pjata e preferuar në Xhamajka dhe Afrikën e Jugut.
Në Meksikë dhe pjesë të tjera të Amerikës Qendrore, mishi i derrit zihet në avull dhe mbështillet me lëvozhgë misri për të bërë tamale, sipas Chef’s Pencil.
Aty ku mbizotërojnë mishrat e tjerë
Rosa dominon në Danimarkë, dhe pata në Bjellorusi dhe Rusi.
Pula është pjata e preferuar për festimet në Maltë dhe Ugandë. Brazilianët hanë gjithashtu pula Chester, të cilat janë më të mëdha se pulat mesatare, por më të vogla se gjelat, sipas Neë York Times.
Italianët tradicionalisht hanë mish viçi.
Vende të tjera përgatisin një kombinim të mishrave për festën. Bolivia, për shembull, ka një prirje për supën picana, e cila shpesh bëhet me mish pule, qengji dhe viçi të aromatizuar me verë dhe birrë.
Oriz, peshk dhe karkaleca deti
Harta tregon gjithashtu se banorët e Nigerisë dhe Gana-s festojnë me oriz jollof – një pjatë me oriz me kokërr të gjatë, domate, qepë dhe erëza.
Krapi, një peshk i ujërave të ëmbla, është i popullarizuar në Evropën Qendrore dhe Lindore, ndërsa merluci i ujit të kripur kryeson menutë e festave në Itali dhe Portugali.
Ndërsa australianët kanë karkalecat si pjatë tradicionale për Krishlindje.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)