Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today28/07/2022
Studiuesit kanë regjistruar për herë të parë kallamarët që ndryshojnë ngjyrë në varësi të mjedisit rrethues.
Nisi me një incident në një laborator në Okinaëa, Japoni ku ndodheshin shumë kallamarë dhe si pjesë e punës së përditshme, akuariumi pastrohet rregullisht. Ata vunë re një sjellje të kallamarëve që kamufloheshin sipas subtratit.
Substrati është shtrati i detit ose në rastin e eksperimentit, fundi i akuariumit. Kërkuesit testuan zbulimin e tyre me kallamarin oval të kultivuar.
“Pastruam fundin e akuariumit, njëra anë u la shumë e pastër sa dukej si një blu më e çelët. Ana tjetër ishte e mbuluar nga algat, në ngjyrë të gjelbër të errët. Vendosëm kamera mbi dhe brenda akuariumit dhe pamë se si tre kafshët notonin te ky kufi”, sqaroi një prej anëtarëve të ekipit.
Çfarë u vu re ishte se ky cefalopod reagonte duke zgjeruar kromatoforet e tij ose organet që i shërbejnë për të ndryshuar ngjyrë. Kallamarët përdorën gjysmë-tejdukshmërinë dhe disa pjesë të trupit të tyre janë tërësisht transparente.
E kombinuar me kamuflimin e pigmentuar, krijon një efekt vizual që hap një fushë të re studimi në aplikimin dhe zhvillimin e pajisjeve optike të së ardhmes, si mantelët e padukshëm.
Zbulimi hedh dritë mbi sjelljen e kallamarëve dhe mund të jetë i dobishëm në iniciativat e ruajtjes së tij.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)