Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Mes negociatorëve amerikanë të dërguar në Kremlin për të diskutuar përfundimin e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, ka dalë një emër i panjohur për shumëkënd: Josh Gruenbaum.
Prania e tij u raportua nga agjencia ruse Tass dhe do të tregonte kalimin e negociatave në një fazë të lidhur me përcaktimin e marrëdhënieve ekonomike mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
La Repubblica shkruan se 40-vjeçari, i diplomuar në juridik dhe ekonomi në Universitetin e New York-ut, është pjesë e trupës së avokatëve të shtetit të New York-ut dhe gëzon respekt të madh nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff.
Administrata Trump e ka përfshirë ndoshta për aftësitë e tij negociuese dhe përvojën në menaxhimin e ristrukturimeve të korporatave, bashkimeve dhe blerjeve të mëdha.
Së fundmi, emri i tij është përfshirë në Bordin e Paqes, organi i krijuar nga Donald Trump për të nisur një plan rikonstruksioni dhe stabilizimi në Gaza. Por që vjeshtën e kaluar, avokati kishte marrë pjesë së bashku me Witkoff në një takim në Miami, Florida, me të dërguarin e Kremlinit, Kirill Dmitriev.
Aktualisht, Gruenbaum është drejtor i Federal Acquisition Service, një degë e Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme të SHBA-ve, agjencia federale përgjegjëse për tenderët dhe furnizimet qeveritare. Para se të hynte në administratën Trump, ky avokat i ri ka punuar në sektorin e private equity me kompani të njohura si gjiganti i investimeve KKR & Co dhe firma e konsulencës strategjike Moelis & Company.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)