Michael Kors ka gati koleksionin e ri pranverë/verë 2024, për prezantimin e të cilit zgjodhi Bruklin në Nju-Jork, atje ku ngriti pasarelën dhe ku vetë stilisti ishte kujdesur që të kishte ajkën.
Kishte menduar diçka mes Kaprit në Itali apo Saint Tropez në Francë, por Nju-Jorku mbetet shtëpia e tij, frymëzimi i tij më i madh, sidomos i këtij koleksioni, që i dedikohet një vere të nxehtë, siç kryeqyteti i modës po përjeton ende këto ditë shtatori.
Kështu, brendi amerikan çeli Javën e Modës në Nju-Jork, me një koleksion, kryesisht në ngjyrë të bardhë, nga koka tek këmbët, të cilin ai e quajti të freskët dhe perfekt për pushimet e ardhshme, që shkëmbehet më pas me të zezën transparente.
Kafja dhe bezha e lehte, lejlaja, roza, pak ngjyra diku. Sateni e printimet, i shtojnë bukurinë dhe elegancën veshjeve, shoqëruar me rripa gold të trashë apo detaje të stilit të Michael Kors.
Java e modës në Nju-Jork do të zgjasë deri më 14 shtator, për t’u zhvendosur më pas në kryeqytetet e tjera botërore, si Parisi e Milano.
Post comments (0)