play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Ilir Beqaj përplas Gjykatën me SPAK, gjyqtari: Duhej një masë më e ashpër

today24/11/2023

Background
share close

Pas hetimeve, edhe masa e sigurisë për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn, për dosjen e koncensionit të sterilizimit, përplasi Gjykatën me Prokurorinë e Posaçme. Gjyqtari Erion Bani, nuk është dakord me kërkesën e SPAK për caktimin masës së sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit.

“Gjykata vlerëson se për personin nën hetim Ilir Beqaj masa më e përshtatshme që arrin të sigurojë nevojat e procedimit penal të nisur, për të garantuar mospërsëritjen e së njëjtës vepër penale, largimin e tij, marrjen dhe vërtetësinë e provave si dhe për të garantuar ekzekutimin e dënimit me burgim që mund të caktojë gjykata e themelit në rastin konkret, për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprave dhe autorit në rastin konkret, është ajo e “Arrestit në burg”.

Gjithashtu gjykata thotë se nga dosja e sjell nga vetë SPAK, se ka dyshime që Beqaj ka kryer edhe falsifikim të dokumenteve. Aktualisht ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit” për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën gjatë procedurave të koncesionit për sterilizimin e mjeteve mjekësore. Sipas SPAK ish-ministri nuk ka evituar konfliktin e interesit me biznesmenin Ilit Rrapaj, fituesin e koncesionit dhe nuk ka kërkuar studim të detajuar për nevojat e sterilizimit në mënyrë që të zgjidhte një variant më pak të kushtueshëm.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *