play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

“Il Trovatore” hapi siparin në skenën e TKOBAP-së

today12/12/2025

Background
share close

Produksioni i ri i operës Il Trovatore hapi siparin në skenën e TKOBAP-së me një kast të mrekullueshëm artistësh, të cilët sollën në jetë me intensitet dhe emocion historinë e kësaj kryevepre verdiane.

Kjo premierë shënoi rikthimin e tenorit të mirënjohur Josif Gjipali pas më shumë se dy dekadash në skenën shqiptare, si edhe debutimin për herë të parë në skenën tonë të mezzosopranos Enkeleida Shkoza, një prani artistike që u mirëprit me duartrokitje të shumta nga publiku.

Kasti i shkëlqyer i solistëve të TKOBAP-së, Eva Golemi, Bledar Domi, Suada Gjergji, Matias Xheli dhe Erlind Zeraliu, me profesionalizëm dhe përkushtim kontribuan në suksesin e kësaj mbrëmjeje, duke i dhënë jetë një produksioni të denjë për publikun artdashës.
Gjithashtu, miku i ftuar, baritoni Ankhbayar Enkhbold, solli një Conte di Luna të fuqishëm.

Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP-së, nën drejtimin e dirigjentit Andrea Solinas, si dhe dirigjentit të Korit, Dritan Lumshi, shoqëruan me mjeshtëri këtë premierë, duke theksuar tensionin dramatik dhe pasurinë muzikore të veprës.

Një produksion që mban firmën regjisoriale të Roberto Catalano, i realizuar nën asistencën e Luca Baraccini dhe Ada Gurrës, duke sjellë në skenën e TKOBAP-së një vizion të qartë artistik dhe një gjuhë skenike bashkëkohore, në shërbim të dramaturgjisë së veprës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *