play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

today19/03/2026

Background
share close

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka hapur zyrtarisht vitin e kryesimit të CEFTA-s nga Shqipëria për vitin 2026, duke e cilësuar këtë mandat si një “stacion” vendimtar për anëtarësimin e vendit në tregun unik të Bashkimit Europian.

Gjatë aktivitetit të mbajtur në Tiranë, Ibrahimaj theksoi se objektivi kryesor i këtij kryesimi, i cili përkon me 20-vjetorin e organizatës, është kthimi i bashkëpunimit rajonal në rezultate konkrete për bizneset, veçanërisht përmes rritjes së eksporteve dhe lehtësimit të tregtisë.

Sipas ministres, fokusi i Shqipërisë do të përqendrohet në eliminimin e barrierave burokratike në kufi, duke reduktuar kohën dhe kostot e transportit përmes “korridoreve të gjelbra” dhe digjitalizimit të plotë të procedurave (sistemet pa letra).

Ibrahimaj bëri me dije se gjatë vitit 2025, shkëmbimet tregtare me vendet e CEFTA-s kapën vlerën e 123 miliardë lekëve, ku Kosova mbetet partneri kryesor për eksportet shqiptare.

Për të përballuar sfidat si rënia e vlerës së eksporteve, ajo nënvizoi se kryesimi i këtij viti do të shërbejë për të harmonizuar standardet rajonale me ato të BE-së, duke i hapur rrugë prodhimeve shqiptare drejt tregut europian.

Në këtë linjë, edhe drejtoresha e CEFTA-s, Pranvera Kastrati, vuri në dukje se digjitalizimi ka sjellë tashmë përfitime të mëdha, duke kursyer vite pritjeje në kufi për mijëra kamionë. Përfundimisht, ministrja e mbylli fjalën e saj duke deklaruar se suksesi i këtij kryesimi do të matet me atë se sa më shumë do të rritet konkurrueshmëria e bizneseve shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *