Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Uashingtoni ka rritur presionin ushtarak ndaj Iranit, duke e cilësuar si kulmin e fushatës së sulmeve ajrore.
Sekretari i Luftës, Pete Hegseth, bëri të ditur se forcat amerikane po operojnë me një numër rekord mjetesh fluturuese, përfshirë avionë gjuajtës-bombardues, për të goditur pikat strategjike të mbrojtjes iraniane.
Sipas Hegseth, Teherani ndodhet në një pozicion të izoluar, pasi Hezbollah, Huthit dhe Hamasi janë dobësuar ndjeshëm.
“Më shumë avionë gjuajtës, më shumë bombardues dhe inteligjencë më e rafinuar se kurrë. Objektivat tona janë të qarta, shkatërrimi i arsenalit të raketave, eliminimi i marinës së tyre dhe kurrë me armë bërthamore. Siç deklaroi Presidenti Trump, ne po e dërrmojmë armikun me një forcë ushtarake.”
Kreu i Pentagonit nënvizoi se ndërsa intensiteti i sulmeve amerikane është në rritje, kundërpërgjigja e Iranit ka rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i konfliktit.
“Zoti u dhëntë forcë të pamposhtur luftëtarëve tanë dhe fitore totale mbi ata që kërkojnë të na lëndojnë.”
Operacioni “Tërbimi Epik” po ndiqet me vëmendje maksimale nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Pentagoni ka bërë të qartë se nuk do të ketë tërheqje deri në shkaterrimin e objektivave ushtarake të Teheranit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)