play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Hapet sot Samiti i NATO-s në Ankara, në fokus mbështetja për Ukrainën!

today08/07/2026

Background

Prej ditës së djeshme, Ankaraja ka hapur dyert për samitin e NATO-s ku ka pritur liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës më të madhe ushtarake.

Bisedimet dje u fokusuan te investimet dhe forcimi i industrisë së mbrojtjes ushtarake për vendet. Ndër temat kryesore pritet të jetë situata në Ukrainë dhe paketa e ndihmës prej 70 miliardë eurosh që aleatët evropianë pritet ta formalizojnë në Ankara për të siguruar mbështetje për Kievin për dy vitet e ardhshme.

Dita do të hapet me fjalimet e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte dhe udhëheqësve pas mbërritjes së tyre, e më pas do të mbahet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, fotografia tradicionale familjare dhe, në orën 11:15 të paradites sipas orës lokale (10:25 të paradites sipas orës CET), takimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Samiti do të përfundojë me konferencën e fundit për shtyp të Rutte në pasdite. Më pas do të mbahen konferencat për shtyp të udhëheqësve, ndërsa ajo e Presidentit të SHBA-së Donald Trump është planifikuar për në orën 16:05.

Sot, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, një takim që premton të jetë vendimtar për lëvizjet e ardhshme të bllokut perëndimor në mbështetje të Kievit, pikërisht në kohën kur tensionet ushtarake dhe diplomatike po përshkallëzohen në Evropën Lindore.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritet të zhvillojë sot disa takime me krerë shtetesh, mes tyre dhe me kryeministrin Edi Rama.

Dita e parë e takimeve në kuadër të Samitit në Ankara u përmbyll me një darkë shtetërore të Presidentit turk, që priti mbi 32 liderët e Natos. Pjesë e darkës ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda.

Written by: Sasha Ndreka

Similar posts

Aktualitet

“El Niño” mund të ndryshojë klimën globale/ Paralajmërojnë ekspertët: 2026 rrezikon të jetë një nga vitet më ekstreme të regjistruara

Fenomeni klimatik “El Niño” është rikthyer zyrtarisht dhe, sipas modeleve të fundit klimatike, viti 2026 mund të shënojë një nga episodet më intensive të regjistruara ndonjëherë. Shkencëtarët parashikojnë një rritje të ndjeshme të temperaturës në Paqësorin qendror ekuatorial, me anomali që mund të kalojnë pragun e një “super El Niño”. […]

today02/07/2026

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *