Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Pika kufitare e Rafah, mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës do të rihapet në të dy drejtimet javën e ardhshme. Kështu njoftoi sot, 22 janar, administratori i sapoemëruar i territorit palestinez, gjatë ceremonisë së nisjes së Bordit të Paqes të Presidentit amerikan Donald Trump.
Rihapja e këtij kalimi është pjesë e planit të armëpushimit për Gazën, të shpallur nga Trump në tetor, por deri më tani ai ka qenë i mbyllur.
“Për palestinezët në Gaza, Rafah është më shumë se një portë, është një vijë jetike dhe një simbol shprese e mundësish.
“Hapja e Rafah-ut sinjalizon se Gaza nuk është më e mbyllur ndaj së ardhmes dhe botës“, theksoi Shaath.
Në kuadër të planit të armëpushimit, Shaath u emërua në krye të një komiteti prej 15 teknokratësh palestinezë, të cilët do të mbikëqyrin administrimin e përditshëm të Gazës.

Gjatë gjithë vitit 2025, pika kufitare e Rafah-ut mbeti kryesisht i mbyllur, pas marrjes së kontrollit nga ushtria izraelite në maj 2024. Mbyllja e tij ka përkeqësuar ndjeshëm krizën humanitare në Gaza, duke kufizuar daljen e civilëve, trajtimet mjekësore jashtë territorit dhe hyrjen e ndihmave.
Në fillim të vitit 2025 pati hapje të pjesshme dhe të përkohshme, kryesisht për pacientë të plagosur dhe raste humanitare, por pa funksionim të rregullt. Gjatë vitit, rihapja e plotë e Rafahut u bllokua nga mosmarrëveshje politike dhe sigurie mes Izraelit, Egjiptit dhe aktorëve ndërkombëtarë, veçanërisht mbi çështjen e kontrollit të kalimit dhe drejtimit të lëvizjes.
Rafahu mbetet pika e vetme kufitare e Gazës që nuk lidhet drejtpërdrejt me Izraelin dhe konsiderohet jetike për mbi 2 milionë banorë, si simbol i daljes nga izolimi dhe lidhjes me botën e jashtme.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)