play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Firmoset marrëveshja, Shqipëria merr 3 dronë Bayraktar

today20/12/2022

Background
share close

Rama: Jemi në përfundim të marrëveshjes me Turqinë! Shqipëria do të marrë 6 dronë të armatosur 'Bayraktar'

Sot në kryeministri është firmosur marrëveshja për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar, mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se teknologjia bëhet fjalë për teknologjinë më të lartë të fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, fillimisht Shqipëria do të blejë 3 dronë Bajraktar, më pas flota do të zgjerohet.

“Krijimi i kapaciteteve kombëtare shumëpërdorimëshe dhe modulare për zbulim, vëzhgim dhe rikonicion më të mirë, në mbështetje ajrore te operacioneve të FARSH dhe gjatë operacioneve të emergjencave civile dhe operacioneve në ndihmë të komunitetit do të jenë disa prej objektivave që do të arrihen me sigurimin e këtyre aseteve. Modernizimi i Forcave të Armatosura do të jetë në vëmendje të vazhdueshme të qeverisë shqiptare. Gjatë viteve të fundit kemi bërë të mundur investime konkrete për trajtimin dhe trajnimin e personelit ushtarak, si dhe në blerje të pajisjeve, aseteve të rendësishme në funksion të Forcave të Armatosura”, tha Peleshi.

I njohur ndryshe si BT2, Bayraktari është një dron bombardues. Droni është “i shkathët”, i vogël, ekonomik, mbi të gjitha, letal!

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *