play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art & Kulturë

Filmi për Beatles, zbulohen aktorët që do të luajnë legjendarët

today02/04/2025

Background
share close

Një vit pasi njoftoi se ishte duke përgatitur një projekt filmik për Beatles, Sam Mendes zbuloi detaje, ndërsa konfirmoi se Paul Mescal, Harris Dickinson, Barry Keoghan dhe Joseph Quinn do të luajnë legjendaret “Beatles”.

Konkretisht, Paul Mescal do të luajë Paul McCartney, Harris Dickinson do të luajë John Lennon, Barry Keoghan do të luajë Ringo Starr dhe Joseph Quinn do të luajë George Harrison. Sam Mendes doli në skenën e Caesars Palace gjatë CinemaCon 2025 në Las Vegas dhe prezantoi zyrtarisht katër aktorët e tij kryesorë, duke zbuluar titullin e projektit: “The Beatles: Një ngjarje kinematografike me katër filma”. Këto janë katër biografi të ndryshme kushtuar Beatles, siç zbulohet nga Sony. Filmat, të cilët të gjithë do të publikohen në prill 2028, do të fokusohen në secilin nga katër anëtarët e grupit legjendar.

“Ne nuk po bëjmë vetëm një film të Beatles, ne po bëjmë katër,” tha Mendes. “Ndoshta kjo është një mundësi për t’i kuptuar ato në thellësi.”

Ai rrëfeu se “Beatles ndryshuan mënyrën se si ai e perceptonte muzikën” dhe se prej vitesh po përpiqej të bënte një film për ta.

“Jam i nderuar të tregoj historinë e grupit më të madh rock të të gjitha kohërave dhe mezi pres të sfidoj perceptimin se çfarë do të thotë të shkosh në kinema”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *