play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Festohet Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

today27/05/2026

Background

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë këtë të mërkurë, 27 maj,  Kurban Bajramin, një prej festave më të shenjta dhe më të rëndësishme të islamit.

Edhe në Shqipëri, mijëra qytetarë iu drejtuan në orët e para të mëngjesit bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, si edhe shesheve dhe xhamive në qytete të ndryshme të vendit, për të falur Namazin e Kurban Bajramit, në ceremonitë e organizuara nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH).

Gjatë ceremonisë u përcollën mesazhe paqeje, harmonie dhe solidariteti njerëzor. Përfaqësuesit fetarë bënë thirrje për më shumë mirëkuptim mes njerëzve, mbështetje për familjet në nevojë dhe ruajtje të vlerave shpirtërore e familjare.

Pas përfundimit të faljes, besimtarët shkëmbyen urimet tradicionale për festën. Ndërkohë, shumë familje vijojnë traditën e therjes së kurbanit dhe ndarjes së mishit me të afërmit dhe personat në nevojë. Kurban Bajrami simbolizon sakrificën, përkushtimin ndaj besimit dhe bamirësinë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *